Google ADS

Dëshmitari bie në kundërshtim me deklaratën e tij, gjykatësja kërkon sqarim

15:51 | 11 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës po vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të gjashtë të ZPS-së kundër Salih Mustafës.

Pas kthimit nga pauza, kryetarja e trupit gjykues, Mapi Feld-Folia ka vazhduar me pyetjet drejtuar dëshmitarit, raporton arbresh.info

Siç duket dëshmitari ka rënë në kundërshtim me deklaratat e tij, pasi që dje kur foli për personin që shkoi në oborrin e tij së bashku me një grup ushtarak, se u prezantua vetëm si Cali, ndërsa sot tha emri e tij Salih.

E këto deklarata e kanë konfuzuar gjykatësen e cila më pas kërkoi sqarim nga dëshmitari.

Gjykatësja: Si e dije që emri i Calit ishte Salih dhe ti the se ai u prezantua ashtu, transkripti 52 rreshti, 10 deri 19, dje ti the kjo është ne faqen 95, rreshti 8 deri në 10 i transpkriptit, ai Cali që të tha se jam Cali a u prezantua me emrin e ti të plotë, përgjigja juaj ishte jo nuk i pyeta për emrat a mund ta sqaroni trupin gjykues në lidhje me këtë?

Dëshmitari: Aj u prezantua me atë emërtim.

Gjykatësja: Unë e kuptova kështu më korrigjo nëse e kam gabim, unë e kuptova se ky person u prezantua si Cali dhe jo me emrin e tij dhe jo Salih?

Dëshmitari: S’po m‘kujtohet si është prezantuar.

Gjykatësja: Po a të tha si e kishte emrin, mua dhe të tjerave ashtu e kishte emrin Salih

Gjykatësja: Po ju dje na thatë që ai nuk i prezantua me emrin e plotë, dje thatë që nuk e bëri këtë, nuk u prezantua me emër të plotë, ndërsa sot po thoni emrin e tij të plotë.

Dëshmitari: Nuk më kujtohet saktë, por e di që saktë e ka dhënë atë nofkën Cali për vetën, ndërsa prej të tjerëve e kam ndëgjuar që e ka emrin Salih, prej të tjerëve e kam ndëgju jo prej tij. Ai nuk është prezantuar me emrin e tij, aj është prezantuar me emrin Cali, ndërsa të tjerët që ishi në oborrin tim, ata than që ky e ka emrin Salih, unë së kam njoftë asnjërin prej tyre, vetëm atë që është prezantuar me nofkën Cali, prej ushtrimeve që kam bërë aty.

Gjykatësja: Sot the që personi që erdhi në oborrin tënd ishte Cali, kjo është në faqen 95, rreshti 3 deri në 7 të transkriptit a është e sakët kjo?

Dëshmitari: Cali është prezantuar përgjegjës i atij grupit që ka qenë në oborrin tim, nëse është fjala për atë person të njëjtin.

Gjykatësja: Ju po thoni që ai ka qenë përgjegjës për atë grup?

Dëshmitari: Për atë grup që ka qenë më të në oborrn tim.

Gjykatësja: Ju thatë që ishin ata persona, çfarë emri kishte aj grup ushtarak

Dëshmitari: BIA

Gjykatësja: Në rregull, po BIA. Për ta pasur të qartë, ai person që ishte i pranishëm që erdhi në oborrin tënd me emrin Cali, që ishte përgjegjës i këtij grupi të BIA-s. A ishte ai përgjegjës i BIA-s?

Dëshmitari: Nuk e di, ai tha un jam përgjegjës i qitij grupi, un nuk e di në atë kohë se kush ishte ai grup, unë nuk e kam pyetur as çfarë grupi është as çfarë pune kryen.

Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar.
Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./ArditëShkodra/arbresh.info/

Të ngjashme