Vetura e dy policëve nga Kaçaniku ishte në gjendje të keqe
Vetura që po vozisnin mbrëmjen e të shtunës Malsor Dashi e Armend Trena po dyshohet të jetë shkaktari i zhdukjes së tyre enigmatike.
Këtë po e thotë edhe një dëshmitar tjetër i cili ka parë gjendjen e veturës në ditën kritike, raporton T7.
Për shkak se një familjar i tij ishte përfshirë në një rrahje mes punëtorëve të Bektell Enkas, Jeton Kuqi i rastisi të hip në veturën e policisë.
Ai për emisionin Frontal tregon se në çfarë gjendje e kishte parë veturën që duket se ishte fatale për dy policët nga Kaçaniku.
Me të njëjtën veturë, i kishte parë policët edhe të nesërmen, pak para se të niseshin drejt Hanit të Elezit.
Sipas tij, ajo madje ishte e shkatërruar.
Ndërkohë, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, që po heton rastin, ka bërë të ditur për T7, se ekspertiza për automjetin është dorëzuar të mërkurën dhe rezultatet do të bëhen të ditura së shpejti.
Edhe pse Policia e Kosovës po mban të mbyllur informacionet për rastin, Frontal ka raportuar edhe një ditë më parë se gjithçka dyshohet të ketë ndodhur shkaku i gjendjes së keqe të automjetit që po vozisnin policët.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...