Sot në gjitha vendet e botës do të shënohet “Dita Botërore kundër AIDS-it. Edhe në Kosovë kjo ditë do të shënohet me aktivitete të ndryshme.
Koordinatorja e organizatës “Integra”, Emel Ajdini, tha se deri më tani në Kosovë janë 113 raste me virus AIDS, pra që nga shfaqja e këtij virusi dekada më parë.
Ajo bëri me dije se organizata “Integra”, ka organizuar aktivitet për Ditën Botërore kundër AIDS-it, shëndeti im, e drejta ime”.
“Nëse duam të t’i japim fund kësaj sëmundje duhet t’i japim të drejt atyre që janë me këtë virus qasje dhe të drejtat në shëndetësi”, tha ajo sot në RTK.
Sipas saj sa i përket vetëdijesimi për këtë virus, Ajdini, deklaroi se në çdo vend të botës edhe në Kosovë është vështirë të kemi një matje. “Ka vetëdijesim, por presim që në vitet e ardhshme të kemi ndryshim për të mirë sa i përket vetëdijesimit për këtë sëmundje”, tha ajo./RTK/
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...