Google ADS

Deri në katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

22:01 | 4 Janar 2024
E.G

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova vazhdojnë të jenë të gjata.

Pritjet më të gjata janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë, shkruan Arbresh.info.

Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar në Merdarë, pritjet zgjasin deri në 4 orë.

Ndërkaq kolona e automjeteve në këtë pikë është deri në 2.5 kilometra.

Te Dheu i Bardhë pritjet zgjasin deri në 40 minuta, në kolonë rreth 450 metra.

Sipas kësaj qendre në pikat e tjera nuk ka kolona as në hyrje as në dalje dhe pritjet zgjasin vetëm 3 deri në 5 minuta./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme