Deri në fund të vitit fillon shërbimi që mundëson dedektimin e hershëm të sëmundshmërisë te foshnjet

11:21 | 14 Nëntor 2024
E.G

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se deri  në fund të vitit do të fillojë Screeningu neonatal.

Ai tha se ky është një komponent mjaft i rëndësishëm për dedektimin e hershëm të sëmundshmërisë te foshnjet, shkruan Arbresh.info.

“Raporti i Progresit i ka konstatuar disa nga ato që thatë ju dhe lidhen me ato që i përmenda më herët, me infrastrukturën joadekuate, trajnime joadekuate dhe ndonjëherë edhe aparatura të tjera joadekuate. Për pjesën e vdekshmërisë së foshnjeve kam kënaqësinë të njoftoj se deri në fund të vitit do të fillojë screening-u neonatal”, tha ai para gazetarëve te inspektimi i punimeve në Klinikën Hemato-Onkologjisë dhe Nefrologjisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme