Google ADS

Deri në dy orë pritje në Merdarë për të dal nga Kosova, kjo është gjendja në pikat kufitare

07:16 | 21 Gusht 2023
E.H

Edhe në këto orët e para të mëngjesit, kolona të gjata janë krijuar në pikat kufitare që e lidhin Kosovën me vendet e rajonit.

Pika më e ngarkuar është ajo me Serbinë, në Merdarë, ku mërgimtarët po u bie të presin deri në dy orë në dalje të Kosovës.

Te Dheu i Bardhë është më qetë dhe pritjet po zgjasin jo më shumë se 40 minuta.

Në Muçibabë mërgimtarët po presin deri 20 minuta ndërsa në Jarinjë 5 minuta.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bënë të ditur se pikë kalimet e tjera kufitare si në hyrje ashtu edhe në dalje janë të lira për qarkullim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme