Google ADS

Deri në dy orë pritje në Merdarë për të dal nga Kosova

08:09 | 17 Gusht 2023
E.H

Edhe sot po vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, kryesisht në dalje nga Kosova për në Serbi.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitarë, njofton se kolona më e gjatë është në Merdarë ku mërgimtarëve po u bie të presin deri në dy orë, shkruan Arbresh.info.

Në këtë pikë kufitare kolona është e gjatë deri në 1,000 metra, ndërsa për të hyrë në Kosovë nga Merdara nuk ka pritje të gjata.

Pikë tjetër kufitare e ngarkuar është edhe të Dheu i Bardhë, ku mërgimtarët po presin deri në një orë, ndërsa kolona është e gjatë 100 metra në dalje nga vendi.

Edhe nga kjo pikë për të hyrë në Kosovë nuk ka pritje të gjata.

Kurse në Muçibabë dhe Mutivodë mërgimtarët po u bie të presin deri në 30 minuta.

Pikat e tjera kufitare janë më të lira për qarkullim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme