Deri në dy orë e gjysmë pritjet e mërgimtarëve në Merdarë

19:48 | 27 Korrik 2024
R J

Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Merdarë arrijnë deri në 2 orë e gjysmë. Po ashtu, koha e pritjeve për të dalë nga Kosova në këtë pikë është e ngjashme, ndërsa për hyrjen në Kosovë, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, nuk ka informacione të sakta.

Në pikën kufitare në Kullë, pritjet për të hyrë në Kosovë arrijnë deri në gjysmë ore. Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje janë prej 20 deri në 30 minuta, ndërsa për daljen nga Kosova, koha e pritjes mund të arrijë deri në një orë. Në pikat e tjera kufitare, pritjet për të hyrë në Kosovë janë maksimalisht deri në 20 minuta dhe janë të ngjashme edhe për daljen nga vendi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme