Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, e ka uruar Kadri Veselin në ditëlindjen e tij të 55-të.
Hoxhaj i uroi edhe 100 vite të tjera Veselit që gjendet në Hagë.
“Edhe këtë përvjetor të ditëlindjes, Kadri Veseli gjendet në Hagë, padrejtësisht. Në luftë e udhëheqje të saj drejt çlirimit, në liri e angazhim për pavarësi, në forcim e siguri të shtetit të Kosovës, Kadriu dha gjithçka nga vetja. Luftën e tij për liri dhe të shokëve të tij, askush dhe asnjëherë nuk do të mund ta rishkruaj. Deri në ditën e pashmangshme të lirisë – edhe 100, kryetar Kadri Veseli”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook./arbresh.info/
“Çift në tentativë”, banorët flasin për Sarën dhe Drilonin
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përball...
Avioni i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik, paralajmëro...
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...