Google ADS

Deri në 3 orë pritje në Merdare

10:24 | 22 Prill 2019
Arbresh.info

Që nga javë e kaluar janë kthyer kolonat në pikat kufitare me Serbinë.

Mëngjesin e së hënës pritjet kanë arritur deri në 2 orë, shkruan arbresh.info.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se kjo pritje është në Merdare ndërsa më e vogël te dheu i Bardhe.

“Pritja në Merdarë, në dalje, aktualisht është nga 150 deri në 180 minuta, derisa më e vogël është ajo në pikën kufitare të Dheut të Bardhë. Të gjithë ata që kalojnë tek kufiri i Dheut të Bardhë po detyrohen të presin deri në 60 minuta”, thuhet në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.

Gjithashtu bëhet e ditur se veç Merdare dhe Dheut të Bardhë nuk ka fare pritje dhe se qarkullimi i automjeteve po bëhet pa ndonjë pengesë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme