Google ADS

Deri në 3 orë pritje në kufirin Shqipëri-Mali i Zi (VIDEO)

12:32 | 13 Gusht 2017
Arbresh.info

Në pikën kufitare që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, në Muriqan, pritjet në kufi janë të gjata deri ne 3 orë, raporton lajmi.net.

Në një video që e ka siguruar lajmi.net nga vendi i ngjarjes shihet se kolona me vetura është më shumë se 3 kilometra e gjatë në këtë pikë kufitare të Shqipërisë me Malin e Zi.

Kjo tregon se ka një fluks të paparë drejt bregdetit malazez në ditët më të nxehta të vitit.

Ky vendkalim shfrytëzohet nga kosovarët për të shkuar në bregdetin e Malit të Zi, ndërsa fluksi i pushuesve tash në muajin Gusht është rritur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme