Deri në 2 orë e gjysmë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

18:18 | 3 Janar 2024
E.G

Pas kthimit të bashkatdhetarëve në diasporë është rritur fluksi në pikat kufitare.

Në Merdarë, pritjet për të dalë nga Kosova janë nga dy orë në dy orë e gjysmë, ndërsa kolona sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar është 700 metra, shkruan Arbresh.info.

Ndërkaq te Dheu i Bardhë, pritja për të dalë zgjat prej një orë deri në një orë e 10 minuta, ndërsa kolona është 150 metra.

Pritje deri në 15 minuta për ta lëshuar Kosovën ka edhe në Jarinjë, ndërsa në pikat e tjera kufitare pritjet për të dalë nga Kosova janë 3 deri në 5 minuta./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme