Deri në 15 persona nga Prishtina, pritet të testohen sot për COVID-19

12:53 | 16 Prill 2020
Arbresh.info

Deri në 15 persona pritet të testohen sot në Prishtinë, nën dyshimin si të prekur me virusin COVID-19.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti tha se është një listë e re e testimeve që janë dërguar nga IKShPK.

“Sot e kemi një listë të re të testimeve që na ka dërguar IKShP, ne do të bëjmë punën tonë. Zakonisht po janë 10-15 që ne të marrim një strisho në tendat e QKMF-së”, tha Ahmeti, shkruan Indeksonline.

Madje ai u shpreh se nuk pret që të ketë probleme në Prishtinë gjatë tri ditëve të ardhshme.

Kosova a po vazhdon të përballet me virusin COVID-19, ku numri i të infektuarve ka arritur në 423, 71 të shëruar dhe 9 të vdekur.

Teksa Prishtina vazhdon të jetë një prej komunave të karantinuara.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme