Më së largu deri më 27 dhjetor, gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Guillou pritet të vendos për zgjatjen apo ndërprerjen e paraburgimit për nënkryetarin e OVL-së, Nasim Haradinaj.
Avokati i këtij të fundit, Toby Cadman, tanimë veç ka parashtruar kërkesën për lirimin e Gucatit. Kërkesa në fjalë përmbanë 16 faqe dhe 54 pika.
Ndonëse u emërua si avokat i Nasim Haradinajt vetëm një orë para seancës së parë pas konfirmimit të aktakuzës, avokati Toby Cadman, ka arritur që të përmbledhë në 54 pika arsyet se pse sipas tij ndaj klientit që ai përfaqëson duhet të pushojë paraburgimi.
Cadman të premten që lamë pas kërkoi nga gjykatësi që të zgjatet afati për dërgimin e parashtresave që kanë të bëjnë me paraburgimin e Nasim Haradinajt. Kjo për faktin se Cadman u emërua rishtazi avokat i nënkryetarit të OVL-së. Sidoqoftë, gjykata e rrëzoi këtë kërkesë dhe në këtë formë atij i mbeti vetëm një ditë pune që të shkruaj parashtresat për Nasim Haradinajn.
Në kërkesën e tij, avokati Cadman ka listuar kushtet me të cilat Nasim Haradinaj pajtohet që të bëhet lirimi i tij i përkohshëm nga paraburgimi. Aty sipas kërkesës përfshihet edhe kushti që Haradinajt t’i përgjohet telefoni dhe pajisjet tjera elektrike.
Ndër të tjera, avokati thotë se Haradinaj pajtohet edhe që të mos takohet në asnjë formë me bashkë të akuzuarin, në këtë rast Hysni Gucatin.
Kushti 1: Dorëzimi i Pasaportës dhe ndalimi për ta lëshuar Kosovën, përveç paraqitjeve të caktuara në Gjykatë.
Kushti 2: Të banojë në adresën e tij permanente, dhe të mos kërkojë ndryshimin e saj.
Kushti 3: Çdo pajisje e përdorur për komunikim, të jetë e lidhur dhe regjistruar me Prokurorinë e Specializuar.
Kushti 4: Të raportojë në një stacion lokal policor në frekuenca të përcaktuara.
Kushti 5: Të përmbahet nga kontakti me bashkë-të akuzuarin (Hysni Gucatin).
Kushti 6: Marrja përsipër që ai mos të komunikojë me mediat, të kërkojë të publikojë informacione rreth tij apo ndonjë çështje tjetër që aktualisht është subjekt i gjykatës.
Kësisoj, avokati i Nasim Haradinajt ka kërkuar që në lidhje me argumentimin e fakteve të parashtruara në kërkesë, për lirimin apo jo të klientit të tij, të mbahet një seancë dëgjimore.
Një gjë të tillë tanimë e ka kërkuar edhe kryetari i OVL-s, Hysni Gucati.
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...