Edhe pse ekziston Ligji për Trashëgimi, zbatimi në realizimin e të drejtave të grave për trashëgimi është ende i dobët.
Pozita e gruas në Kosovë ka qenë gjithnjë e diskriminuar në këtë drejtim, por përkundër asaj që ligji tashmë njeh barazinë gjinore në trashëgim, vazhdon të mos zbatohet, apo më mirë të themi femrat në Kosovë vazhdojnë të mos “kërkojnë hise”.
Nga një raport i Qendrës për ndihmë juridike dhe zhvillim rajonal, deri në vitin 2019 vetëm 4 % e grave kanë gëzuar të drejtën të trashëgojnë pronën.
Adelina Tëshani, Koordinatore e Projektit në Rrjetin e Grave të Kosovë, tha se për shkak të aktivistëve dhe organizatave, ka filluar që të ndryshoj mentaliteti i popullit tonë lidhur me trajtimin e grave, por duhet ende punë për tu bërë.
“Për shkak të punës së palodhshme të aktivisteve dhe organizatave të shoqërisë civile në përgjithësi, mentaliteti i popullit tonë ka filluar të ndryshoj sa i përket të trajtimit të duhur të grave dhe vajzave. Sidoqoftë, duke pas parasysh diskriminimin që hasin vajzat dhe gratë në Kosovë si në sferën private ashtu edhe në atë publike, konsideroj se duhet ende shumë punë për tu bërë”, tha ajo.
“Në bazë të Qendrës për ndihmë juridike dhe zhvillim rajonal- CLARD, vetëm 4% e grave deri më 2019 kanë gëzuar të drejtën të trashëgojnë pronën. Ndërsa, 17 për qind e pronave në Kosovë janë të regjistruar në emër të tyre, ku përfshihen si pronare të tokave ose banesave, ose të ndonjë kapitali”, tha ajo.
Në përqindjen e vogël të grave që trashëgojnë pronë, përveç mentalitetit po ndikon edhe numri i pakët i grave dhe vajzave që po e kërkojnë këtë të drejtë.
Mirëpo sipas Tërshanit, ka pasur raste kur gratë dhe vajzat kanë marrë guximin dhe e kanë kërkuar këtë të drejtë por nuk kanë gjetur mbështetje nga institucionet.
“Duhet pasur parasysh që edhe në rastet kur gratë kanë marrë guximin dhe e kanë kërkuar këtë të drejtë, nuk kanë hasur në të njëjtin vullnet tek organet e drejtësisë”.
Ndërkaq, Luljeta Aliu është një nënë e cila pasi që është ndarë nga bashkëshorti i saj, ka kërkuar ndarjen e pasurisë të fituar gjatë jetës bashkëshortore.
Ajo ka thënë se asnjë pronë nuk ishte në emër të saj pas ndarjes me bashkëshortin e saj. Por edhe ky rast u mohua nga organet e drejtësisë.
Luljeta Aliu është drejtoreshë e OJQ-së Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...