Për nder të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është hapur ekspozita “Kujtesa e Kosovës, Adem Jashari, rrëfime për të bëmat dhe heroizmin.
Kjo ekspozitë e krijua kryesisht nga revista dhe gazeta që përfshin jetën e Jasharajve, raporton arbresh.info.
Për të gjithë qytetarët kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri me 19 mars, nga ora 08:00 e mëngjesit.
E, Fazli Gajraku drejtor i Bibliotekës Kombëtare, tha se qëllimi i kësaj ekspozite ishte për të zbërthyer momentet dramatike të familjes Jashari, dhe për t’i ofruar opinionit informacione.
“Kjo ekspozitë u ndërtua për të kujtuar një familje me shumë ngjarje, familjen Jashari me rastin e 23 vjetorit, dhe për ti ofruar opinionit informacion të artikuj të gazetave dhe revistave të Kosovës për të zbërthyer gjithë momentet dramatik të familjes Jashari. Ekspozita do të jetë e hapur dy javë deri më 19 mars të këtij viti dhe unë ftoj të gjithë që ta vizitojnë këtë ekspozitë prej të cilës do të marrin shumë informacion për atë çfarë i ka ndodhur familjes Jashari në betejën për lirin e Kosovës. Ekspozita do të jetë e hapur gjatë terë ditës nga ora 08:00 deri në ora 18:00”, tregoi ai.
Ai tha se për këtë ekspozitë kanë bërë kërkim 10 persona, rreth dy javë që të vihen në pah informacionet kryesore për këtë ngjarje.
“Janë rreth 10 persona që kanë bërë kërkim rreth dy javë që të zbërthejnë se çfarë do të ekspozohet, mirëpo informacione për këtë ngjarje ka plot por ne kemi dashur të vëmë në pah informacionet themelore për këtë ngjarje”, tha ai./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...