Nesër hyn në fuqi vendimi i Komunës së Prishtinës për ndalimin e hyrjes së veturave që vijnë nga vendet e tjera në Prishtinë.
Nënkryetari i Prishtinës Selim Pacolli ka apeluar tek qytetarët të cilët nuk kanë urgjenca të mos hyjnë me vetura në kryeqytet por të përdorin trafikun urban.
“Apelojë tek qytetarët e Kosovës të cilët nuk kanë urgjenca në kryeqytet që të mos hyjnë me vetura në qytet ose të përdorin trafikun urban si transport alternativ”, ka thënë Selimi për portalin Arbresh.info.
Sipas Pacollit, vendimi i Komunës së Prishtinës për ndalimin e hyrjes së veturave në Prishtinë do të zgjasë deri në fund të javës nëse, sipas tij, do të ketë të reshura të shiut të cilat do ta përmirësojnë cilësinë e ajrit.
“Krahasim i ndotjes së djeshme të ambientit ka qenë shumë më i lartë se sot. Sot është vërejtur një lëvizje e frymës që e ka bartë ndotjen jashtë Prishtinës mirëpo nuk mund të japim një datë të saktë se sa mund të zgjat ky vendim. Mirëpo ne parashohim që diku në fund të javës të ketë të reshura dhe të pushon ky vendim”, ka thënë Pacolli
Ai ka thënë se është i vetëdijshëm që nesër do të shkaktohet kaos në Prishtinë për shkak të ndalimit të veturave që vijnë nga vendet e tjera në Prishtinë.
“Ne jemi të vetëdijshëm që ky vendim do të shkaktoj kaos. Ne jemi mundu që masa maksimale që të kufizojmë vetëm pjesën e brendshme të qytetit dhe pjesa tjetër është e lirë. E shpresoj që qytetarët do të kenë mirëkuptim e nuk do të futën me vetuar në kryeqytet”, ka thënë Pacolli./Arbresh.info/
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...