Deri ku kanë arritur hetimet për Oliver Ivanoviqin?

19:26 | 1 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi në një intervistë për portalin “Arbresh.info” ka folur për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Ai ka thënë se kjo çështje është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ku me rastin janë duke u marrë një prokuror shqiptar dhe një serb.

“Për momentin këtë çështje është duke e hetuar Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ku e kemi bërë një ekip prej dy prokurorëve vendorë, njëri është shqiptar e tjetri serb. Ata bashkërisht edhe me Policinë e Kosovës por edhe me institucionet tjera zbatuese të ligjit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për ta zbuluar identitetin e kryerësit të veprës penale. Ne i kemi disa prova, të cilat i kemi siguruar deri tani, mirëpo nevojitet që ende të marrim veprime për zbulimin e identitetit të kryerësit të veprës penale.  Ka pasur kërkesa edhe nga autoritetet e Serbisë që të bashkëpunojmë në këtë drejtim, mirëpo ne u kemi thënë se ne jemi të gatshëm të t’i marrim të gjitha informacionet të cilat ata  eventualisht i posedojnë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, siç është e paraparë  edhe me ligjin për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Nuk na kanë dhënë ende informacione, jemi duke pritur”, shprehet ai.

Për detaje të tjera ndiqeni intervistën e plotë:

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme