Deri dy orë pritje në Merdarë, 50 minuta te Dheu i Bardhë

19:18 | 21 Korrik 2024
E.H

Po vazhdojnë pritjet e gjata nëpër pikat kufitare për të hyrë në Kosovë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se në pikën kufitare në Merdarë, për të hyrë në Kosovë mërgimtarët po presin deri në 2 orë.

Po ashtu, edhe te Dheu i Bardh pritjet po zgjasin deri në 50 minuta.

Pikat e tjera kufitare janë më të lira për qarkullim ndërsa pritjet zgjasin deri në 10 minuta./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme