Deri 120 minuta pritje për të hyrë në Kosovë

09:42 | 19 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Mërgimtarë të shumtë janë nisur për në Kosovë.

E kjo ka bërë që të ketë një fluks më të madh në pikat kufitare të vendit tonë, shkruan portali arbresh.info

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim të Kufirit, pritjet më të gjata po bëhen në pikën e Dheut të Bardhë nga 90-120 minuta.

Kurse pikë tjetër e frekuentuar është edhe ajo e Merdares, por që pritjet janë nga 30-45 minuta.

Kurse pikat tjera nuk kanë fluks, mërgimtarët mund të kalojnë me lehtësi nga 03-05 minuta./arbresh.info/

LEXO EDHE: Mërgimtarët nisen drejt Kosovës, pesë korsi me kilometra të gjata në kufirin Slloveni-Kroaci – Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme