Në tubimin elektoral të Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, para të pranishmve ka folur edhe nënkryetarja e Kuvendit dhe kandidatja për deputete nga kjo komunë, Aida Dërguti.
Ajo në fillim të fjalës së saj i uroi mirëseardhje Albin Kurtit, të cilin e quajti kryeministër të ardhshëm i Kosovës, dhe deklaroi se Vushtrria është përcaktuar për ndryshimin.
“Heronjtë e këtij vendi janë të gjithë ata që vendosën të qëndrojnë nën regjimin e Millosheviqit, të gjithë ata që u detyruan ta lëshojnë Kosovën nga presioni i këtij regjimi, por nuk e harruan vendin e tyre: u organizuan dhe mbajtën gjallë me bukë popullin e Kosovës dhe shkollat shqipe, financuan dhe morën pjesë në luftën çlirimtare. Heronj ishin ata që me gjakun e tyre vulosën lirinë e Kosovës. Heronj ishin edhe ata që u kthyen pasluftës në tokën e djegur e qiellin e hapur, duke i dëshmuar botës sesi duhet mëmëdheu. Heronj janë ata që jetojnë në varfëri e skamje në Kosovën e pasluftës, me shpresën se do të vijnë ditë më të mira”, tha para vushtrriasve Dërguti.
Ish-deputetja Dërguti tha po ashtu se Kosova sot ka nevojë për heronj që përcaktojnë të ardhmen, e shtoi se këta janë heronj që e duan ndryshimin, besojnë në ndryshimin dhe angazhohen që ta bëjnë ndryshimin.
“Ndryshimi mban datën 11 qershor. Ndryshimi ka adresën: Lëvizja Vetëvendosje numër 35. Ka edhe emrin që i prin: Albin Kurti kryeministër”, ishte porosia e Aida Dërgutit për qytetarët e Vushtrrisë dhe të gjithë Kosovës.
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...
Haradinaj uron Krishtlindjet katolike
Ish-presidenti Bill Clinton del nga spitali
Futbollistët e Dritës shpërndajnë dhurata për fëmijët në Gji...