Google ADS

Dërguti thotë se nuk i ka dërguar letër ITU-së, Tahiri i thotë se ajo e zbuloi veten

11:41 | 9 Shkurt 2017
Arbresh.info

Deputetja e VV-së, Aida Dërguti i është kundërpërgjigjur ministres për Dialog, Edita Tahiri e cila pak më parë tha në Kuvend se ka deputetë që i kanë dërguar ITU-së letër duke i kërkuar që të mos ia jap Kosovës kodin telefonik +383.

Dërguti tha se nuk është e vëretët që ajo i ka dërguar një letër të tillë ITU-së, shkruan arbresh.info.

I menjhershëm ka qenë reagimi i Tahirit e cila i ka thënë se ajo nuk përmendi asnjë emër dhe se Dërguti vetë e zbuloi atë që kishte bërë.

“Ju vetë u zbuluat sepse në fakt unë nuk përmeda asnjë emër. E ke nënshkru si nënkryetare e Kuvendit, e ke shkel Rregulloren e Kuvendit”, tha Tahiri./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme