Aida Dërguti ka thënë në tubimin zgjedhor të Vetëvendosje-s në Mitrovicë se nuk do të ketë drejtësi në Kosovë derisa nuk bashkohet Mitrovica.
Ajo ka kujtuar dëbimin e 11,000 shqiptarëve nga Mitrovica në vitin 2000, vrasjet e kryera në atë vit, si dhe vrasjet e Selver Haradinajt dhe Enver Zymberit, me ç’rast tha se pa zbardhjen e këtyre rasteve s’mund të ketë drejtësi.
“Me ardhjen në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje do të themelojë Komisionin Parlamentar për zbardhjen e të gjitha vrasjeve që kanë ndodhur pas luftës dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në këto vrasje do të vendosen para drejtësisë”, tha kandidatja për deputete, Aida Dërguti.
“Ju të gjithë e dini, koalicioni Veseli-Haradinaj-Limaj është bashkimi për të instaluar në Kosovë diktaturën e krimit”, ka thënë para mitrovicasve Dërguti, duke shtuar se kjo diktaturë që ata synojnë të instalojnë, do ta fuqizonte krimin, do të vazhdonte marrëveshjet e dëmshme me Serbinë dhe do të vazhdonte ta thellonte ndarjen e Mitrovicës.
Tutje, Dërguti tha se ushtarët e mirë të UÇK-së janë të gjithë sot me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se diktatura e krimit po tutet nga fundi që po i vjen. Mu për këtë ajo tha, se Ramush Haradinaj e Kadri Veseli as nuk guxojnë të dalin në debat me Albin Kurtin e Visar Ymerin.raporton Periskopi
Ajo shtoi se Lëvizja Vetëvendosje, është përgatitur dhe e bashkuar me qytetarët për ta mbrojtur votën si kurrë më parë, pot kërkoi nga qytetarët që të dalin të votojnë patjetër.
“Vetëm kështu vuloset fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje. Më 11 qershor, me numrin 35, populli do ta rrëzojë përtokë planin për instalimin e diktaturës së krimit. Më 11 qershor, me Lëvizjen Vetëvendosje, në Kosovë do të nisë festa e demokracisë!”, ishte premtimi i Dërgutit në Mitrovicë.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...