Deputetja e Grupit të Pavarur të Deputetëve të Pavarur (GDP), Aida Dërguti ka theksuar se problemet në Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë filluar me daljen ne opinion të mesazheve ku ajo shan.
Dërguti në emisionin “Debat Plus”, të RTV Dukagjini ka thënë se këto mesazhe kanë qenë një vit më herët se të publikohen, duke shtuar se ato mesazhe kanë qenë një vit e gjysmë më herët nga koha që janë publikuar.
“Mendoj që ky debat ka marrë një hapësire për një kohë të gjatë, ku për shumë muaj shumëçka është thënë. Nuk dua ta kthej debatin edhe njëherë, sepse ka marrë një kohë të gjatë. Tashmë kur funksionojmë si grup parlamentar”, ka shtuar Dërguti.
Sipas saj, VV-ja ka treguar papjekuri se si është menaxhuar para opinionit, veçanërisht me menaxhimin e debatit para opinionit dhe votuesve të VV-së, të cilëve u janë shkaktuar trauma nga këto zhvillime. /Telegrafi
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...