Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga Lëvizja Vetëvendosje, Aida Dërguti tha se është jo serioze nga ana e Qeverisë që ta procedojë për në Kuvend projektligjin për demarkacionin e për të cilin tha se është vetëm raport preliminar, raporton arbresh.info
“Më duket jo shumë serioze që të procedohet një projektligj e që ju thoni se është raport preliminar e përfaqësuesit e qeverisë nuk janë këtu. Pse e ka proceduar projektligjin me një raport preliminar, sepse ne nuk mund të marrim vendim si një kuvend me raporte preliminare”, ka thënë ajo.
Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka mbajtur mbledhje në të cilën është shqyrtuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi./Arbresh.info/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë