Dërguti: Nuk hyjmë në koalicion me LDK-në

12:55 | 15 Maj 2017
Arbresh.info

Anëtarja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka thënë se Vetëvendosje nuk hynë në koalicion parazgjedhor me partitë që kanë qenë në Qeveri, me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe me Partinë Demokratike të Kosovës.

Ajo këto komente i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Dërguti tha se nuk kanë vija të kuqe për koalicione me AAK-në dhe Nismën për Kosovën, por se nuk bëjnë koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe PDK-në.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme