Deputetja e VV-së, Aida Dërguti ka thënë se ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka gënjyer javën e kaluar në Kuvend kur tha se deputetë të Kosovës i kan¥ dërguar letër ITU-së ku i kanë kërkuar që të mos i jepet kodi telefonik Kosovës.
Dërguti, tha sot në seancën e Kuvendit se ajo në letrën e saj nuk ka kërkuar që të mos i jepet Kosovës kodi por ka kërkuar që i njëjti të mos i jepet përmes Serbisë, shkruan arbresh.info.
Dërguti ka thënë për me tepër, se Edita Tahiri ka frikë nga llogoja e Kuvendit të Kosovës pasi fjolla e saj është shndërruar në ortek që po e shkatërron Kosovë.
“Javën e kaluar Edita Tahiri e shfrytëzoi për shpifje në lidhje me letrën ë ia kam dërguar ITU-së. Paragrafi i dytë i letrës sime shtron kërkesën time që kodi telefonik të mos i ndahet Kosovës përmes Serbisë. Le të na tregoj Edita së paku një komunikim zyrtar mes ITU-së dhe Kosovës, nuk ekziston sepse nuk e njeh. Letrën që ia kam dërguar ITU-së nuk ia kam dërguar në emër të Kuvendit por në emër të opozitës”, ka thënë Dërguti.
Pas deklaratës swë Dërgutit kanë reaguar shefat e grupeve parlamentare të PDK-së, Zenun Pajaziti dhe ai i LDK-së, Ismet Beqiri të cilët thanë se Dërguti nuk u desht të fliste sot për këtë punë pasi Tahiri nuk është e pranishme në Kuvend.
Ata po ashtu thanë se Dërguti e ka kleqpërdorur llogon e Kuvendit./Arbresh.info.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...