Dërgohet pa shenja jete një serb në Spitalin Rajonal të Gjilanit, rasti po hetohet

08:44 | 27 Janar 2024
K.B

Policia e Kosovës njofton se një serb nga fshati Zebincë të Novobërdës është dërguar pa shenja jete të premten në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa trupi i tij është dërguar në IML për obduksion, me vendim të prokurorit.

“Fsh. Zebincë, Novobërdë 26.01.2024 – 03:20. Nga Spitali Rajonal i Gjilanit është raportuar se pa shenja jete është sjell viktima mashkull serb kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Rasti është cilësuar “Hetim i vdekjes”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme