Dërgohet pa shenja jete një person në Spitalin e Gjakovës, Policia po heton rastin

08:44 | 4 Janar 2024
E.H

Një person është dërguar pa shenja jete nga prindi i tij në spitalin e Gjakovës, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Mihaj Gremena, Gjakovë 03.01.2024 – 10:30. Raportohet se nga familjarët (nga prindi i viktimës) është dërguar në spitalin e Gjakovës viktima mashkull kosovar pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme