Dërgohet pa shenja jete një grua në QMF në Prishtinë, policia po e heton rastin

08:59 | 23 Janar 2024
K.B

Një grua është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare, të hënën në Prishtinë.

Policia përmes raportit 24 orësh njofton se trupi i trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Prishtinë 22.01.2024-07:50. Është raportuar se në Qendrën e Mjekësisë Familjare pa shenja jetë është sjell viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Rasti u cilësua “Hetim i vdekjes”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme