Një foshnjë është dërguar në Spitalin e Pejës pa shenja jete sot.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova shtoi se rasti cilësohet si “Hetim i vdekjes”.
“Sot rreth ores 08:30, Policia është informuar se një foshnjë është dërguar në spitalin rajonal për kontroll mjekësor, dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se foshnja ka arritur në spital pa shenja jete. Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante dhe në konsultim me prokurorin e shtetit foshnja dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, ka thënë Rugova./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...