Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se është dërguar në mbajtje për 48 orë, i dyshuari për vrasjen e rëndë në fshatin Kijevë, Komuna e Malishevës.
“Me datë 28.04.2023, rreth orës 09:50/h në fshatin Kijevë, Komuna e Malishevës, i dyshuari B.B pas një mosmarrëveshje me përdorimin e armës së zjarrit duke shtënë ka privuar nga jeta tani të ndjerin S.B, ashtu që pas marrjes së njoftimit nga policia e Kosovës, menjëherë në vendin e ngjarjes ka dal prokurori kujdestar dhe të gjitha njësit relevante. Po ashtu është njoftuar Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe me urdhëresë të prokurorit viktima është dërguar për autopsi, si dhe janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me sigurimin e provave material dhe personale nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim të prokurorisë.
Në njoftim thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Prokuroria Themelore Gjakovë, brenda afatit të paraparë ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurit të lartcekur, për shkak të veprës penale, Vrasje e rëndë nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
lexo edhe:
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë