Dërgohet në mbajtje një person, dyshohet për grabitje

20:01 | 22 Tetor 2024
E.G

Zyrtarët policorë të stacionit Veriu, në kryeqytet sot zhvilluan edhe një aksion tjetër për kapjen e personave të dyshuar.

Sipas njoftimit, lidhur me veprën “Grabitje”, sot u arrestua A.H.

35-vjeçari u dërgua në mbajtje pas intervistimit nga ana e prokurorit.

Ai dyshohet se kishte kryer grabitje më 5 tetor, në rrugën “27 nëntori” në Prishtinë.

“Hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore para se rasti të procedohet më tej”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme