Google ADS

Dërgohet në mbajtje i dyshuari për therjet me thikë në rrugët e Ferizajt

10:40 | 12 Nëntor 2024
A Z

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Ferizaj. Katër persona, dy vajza të moshave nën 18-vjeçe dhe dy persona rreth moshave 29-vjeçare janë sulmuar me thikë nga një person.

Tre prej personave që u therën me thikë nga 59 vjeçari morën trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ka njoftuar sot Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ne tri lokacione të ndryshme në Ferizaj kishte sulmuar (therur me mjet të mprehtë –thikë) dy femra kosovare dhe dy meshkuj njëri shtetas i Shqipërisë dhe tjetri shtetas kosovar. Si pasojë e lëndimeve viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në rrethana ende të pasqaruara 59 vjeçari ka therur me thikë katër persona kalimtarë të rastit, dy vajza të moshës nën 18 vjeç dhe dy meshkuj (të moshave madhore, rreth 29-32 vjeçare).

Njëra ndër viktimat e këtij rasti është një 10 vjeçare.

Të ngjashme