Avokati i Popullit ka proceduar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e SBASHK-ut për revokimin e vendimit për masën e përkohshme të pezullimit të Ligjit të Pagave.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media të SBASHK-ut.
“Avokati i Popullit ka njoftuar se kërkesa e institucioneve arsimore komunale të arsimit, e nënshkruar nga anëtarët e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), drejtuar Avokatit të Popullit, për revokimin e Vendimit nr. KO 219/19 për masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese, i datës 12 dhjetor 2019, lidhur me pezullimin e përkohshëm të Ligjit të pagave, është proceduar në Gjykatën Kushtetuese. SBASHK-u shpreh respekt për këtë angazhim të Avokatit të Popullit”.
“Po ashtu SBASHK-u , Sindikata e Shëndetësisë , Policisë, Doganës dhe Zjarrfikësve janë në përfundim të përgatitjes së një shkresë të përbashkët për t’ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese në emër të anëtarësisë së tyre e që ka të bëj me kërkesën për revokimin e vendimit për masën e përkohshme të pezullimit të Ligjit të pagave”.
Poashtu në njoftim theksohet se kjo shkresë Kushtetueses do t’i dorëzohet së largu të premten.
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024