Drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis në Komunën e Istogut, Besart Dreshaj, ka njoftuar se kanë dërguar në Klinikën Infektive një person të dyshuar me COVID-19.
Dreshaj ka treguar se personi i dyshuar nuk ka pasur kontakte me qytetarët, pasi që ishte i burgosur.
“Me qëllim të rritjes së kujdesit, dua të ju informoj se sonte në orët e natës ekipi ynë mjekësor e dërgojë një person nga stacioni i policisë Istogut në klinikën infektive Prishtinë, si rast i dyshuar me shenja të COVID 19.
Personi , D.B i lindur me 1985, është një banor nga komuna e Podujevës, ishte i arrestuar në Pejë, ndërsa ishte transportuar në Istog. Fal Zotit nuk ka pas kontakt me asnjë qytetarë nga komuna Istogut”, ka shkruar Dreshaj në Facebook.
Dreshaj ka theksuar se ekipi mjekësor që ka pasur kontakt me personin e dyshuar është izoluar.
“Edhe pse stafi mjekësor ishte komplet me pajisje i maskuar dhe me veshje adekuate, mirëpo vendosëm që ekipi i stafit mjekësor të izolohet. Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të mos krijohet panik, por që t’i zbatojnë me përpikëri këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë(OBSH) dhe IKSHP-së”.
Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 135 raste me COVID-19.
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...