Google ADS

Deputetja Vrenezi i del në mbrojtje ministrit Liburn Aliu

08:15 | 24 Mars 2021
V. S.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Jetmire Vrenezi, i ka dal në mbrojtje Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ministri Aliu, po akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare për kohën kur ishte drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës dhe sipas Vrenezit, dezinformimet e tilla jo vetëm që nuk i sjellin vendit drejtësi, por sipas saj vetëm e shtojnë vullnetin tonë që e kemi për sjelljen e ndryshimit rrënjësor në Kosovë.

Postimi i plotë:

Dezinformimet e tilla jo vetëm që nuk i sjellin vendit drejtësi, por vetëm e shtojnë vullnetin tonë që e kemi për sjelljen e ndryshimit rrënjësor në Kosovë.

Po i them “dezinformim”, shkaku se ta quash “Korrupsion” një vendim që ka të bëjë me “mos lejim të ndërtimit të një objekti” dhe atë me qëllim të mbrojtjes së interesit të qytetarëve, nuk është gjë tjetër veçse “lajm” i porositur.

Edhe pse ministri Aliu deklaroi se deri më tani nuk është i informuar zyrtarisht për këtë “aktakuzë”, me besim të plotë po ju them se në një qeveri të krijuar nga kryeministri Albin Kurti, s’keni gjetur e as nuk mund të gjeni asnjë ministër/e të korruptuar./arbresh.info/

May be an image of 2 njerëz dhe people standing

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme