Google ADS

Deputetja Statovci: Kosova ka përfituar shumë nga partneriteti me SHBA-të, askush nuk e cenon këtë lidhje

16:17 | 6 Qershor 2023
Pleurat Salihu

Deputetja e Listës ‘Guxo, Jeta Statovci, që është pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, e nominuara nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, po merr pjesë në takimin e pestë të nivelit të lartë të Rrjetit të Pikave Kryesore për Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Uashington DC, SHBA, tash e disa ditë.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Statovci, ka shkruar se është shumë me rëndësi dhe se pjesëmarrja, fuqizimi politik dhe ekonomik i grave me qëllim forcimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe të aftë për t’i kontribuar sigurisë, paqes dhe stabilitetit ku Kosova ka përfituar shumë në këtë drejtim nga partneriteti me SHBA-të.

“Rruga jonë e fuqizimit të demokracisë, paqes dhe sigurisë mbetet e koordinuar fuqishëm nga ky bashkëpunim i pa cenueshëm. Kosova mbetet projekt i rëndësishëm i vlerave dhe idealeve të demokracisë perëndimore, dhe ky është vizioni i qartë i shoqërisë tonë e cila aspiron standardin më të lartë të shoqërisë. Asgjë nuk e cenon lidhjen e Kosovës me SHBA-të, meqë asgjë nuk cenon vizionin tonë shumë të vendosur për demokraci”, ka shkruar Statovci.

Në fund Statovci ka shkruar se rruga e fuqizimit të demokracisë, paqes dhe sigurisë mbetet e koordinuar fuqishëm nga ky bashkëpunim i pa cenueshëm në mes Kosovës dhe ShBA-ve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme