Deputatja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu ka kërkuar që të votohen marrëveshjet financiare ndërkombëtare që janë sot në rend dite.
Ajo ka thënë se gjatë kësaj kërkesë ka përdorur edhe disa shpehie popullore, shkruan arbresh.info.
“Jam këtu për të ju thënë, qytetarët presin nga ne sepse na kanë besuar. A po presim që të ketë ndërhyrje ndërkombëtare që të votohen. Nëse nuk duam me i votu atëherë po hynë dhe kisha dashtë me dit nga ju, të thonë se këto marrëveshje nuk janë të mira por të thonë se janë të mira dhe po thuhet se janë të mira e nuk po votohen, kjo i bie si për inat të resë sime vdektë im bir”, ka thënë ajo.
Haxhiu ka vazhduar me “pozita nuk të bënë njëri kurrë”.
Ajo i është drejtuar edhe me ‘e kthy pak ‘bigën’, një deputeti teksa ka folur për pasurinë.
“Secili qytetarë na njeh neve, secili e dinë si kemi jetuar dhe si jetojmë sot. Ka njerëz që po folin për legjitimitet dhe brenda një viti janë pasuruar .Pikërisht ti sepse ke qenë në medie dhe e kthyer pak ‘bigën’“, ka thënë Haxhiu./arbresh.info/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit