Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë vizituar bazën e re në Jasenovik të Zubin Potokut, ndërsa deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka krahasuar Kurtin me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Musliu, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook duke vendosur një foto duke krahasuar Kurtin dhe Jong-un, ka shkruar “Gjeni dallimin”.
Ndryshe, Kurti vizitoi të martën bazën e re në Jasenovik të Zubin Potokut, pikërisht në shënimin e 23 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, i cili po ashtu kujtoi policin Enver Zymberin, i rënë në kryerje të detyrës zyrtare dhe në bartje të misionit për shtrirjen e plotë të sovranitetit dhe ligjshmërisë në Republikën e Kosovës./arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...