Teuta Haxhiu deputete nga AAK ka thënë se sot pikërisht ditën e mësuesit po e shënojnë për një çështje me rëndësi.
Ajo ka thënë se shqetësim për të është paralajmërimi për largim edhe nga organizata të tjera.
Haxhiu ka deklaruar se këto zhvillime duhet të na shqetësojnë të gjithë neve.
“Kemi ardh në një situatë që kuvendi duhet të jep maksimumin për të zgjidh këtë problem pa u ndal te ajo se si ka ardh e ku ka ardh. Shkeljet e vazhdueshme në Agjencionin për Akreditim kanë qenë që më herët. Janë përdor standarde të dyfishta, është bërë kufizimi i lejimit të regjistrimit të studenteve pa aplikuar kritere të njëjta për të gjithë” , ka thënë ajo.
Sipas saj kontributi për tu larguar nga EQAR ka qenë shumë vjeçar.
“Problemet duhet të zgjidhen brenda Kosovës dhe ti largojmë interesat personale”, ka deklaruar Haxhiu.
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...