Në tubimin zgjedhor të Vetëvendosje!-s mbajtur në Besianë, deputetja Albulena Haxhiu, e ka filluar fjalën e saj duke kujtuar dëshmorët nga kjo anë, njofton kumtesa partiake.
“Besiana e Zahir Pajazitit e Afrim Zhitisë, e Fahri dhe Bahri Fazliut, e Ali Ajetit e Bedri Ahmetit, Shaban Shalës e Hakif Zejnullahut, e shumë e shumë patriotëve të tjerë, guxoi përherë të jetë zëri i revoltës që kërkoi liri e barazi, zhvillim e drejtësi”, tha deputetja në këtë tubim.
Ajo më tej tha se Besiana e ka përjetuar njërin nga modelet më të këqija të qeverisjes, i cili e ka lënë komunë të pazhvilluar e të margjinalizuar.
“Tani, në prag të zgjedhjeve të 22 tetorit, Besiana po bëhet gati për çlirimin final sepse në krye të saj do të jetë çlirimtari Ajet Potera, ushtaraku i ndershëm e i guximshëm, i pathyeshëm në luftë e në paqe”, tha po ashtu ajo, duke e quajtur kandidatin Ajet Potera simbol të angazhimit për liri, barazi, zhvillim e drejtësi.
“Me qeverisjen e VETËVENDOSJE!-s, më në krye Ajet Poterën, në Besianë do ta fillojë agimi, drita e agimit, sepse do të merr fund qeverisja e atij që emrin e ka Agim, e që këtij vendi i solli vetëm errësirë. Me 22 Tetor do të perëndojë qeverisja e Agim Veliut dhe e klanit të tij, për të lindur dielli i ndryshimit, që do t’i ngrohë të gjithë pa dallim. Ditët po afrohen. Janë më pak më shumë se 20 deri me 22 tetor, kur në numrin 10 është zgjedhja e drejtë e zgjidhja e duhur, kur numri 10 është zgjidhja e zgjedhja e vërtetë”, ishte porosia e deputetes Haxhiu në Besianë.
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre