Google ADS

Deputetja Haxhiu kërkon nga Qeveria marrjen e masave për sigurinë në punë

10:34 | 14 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka thënë se e drejta e punës dhe ushtrimit të profesionit në sektorin privat vazhdon të jetë shqetësuese, shkruan arbresh.info.

Sipas saj, numri i të lënduarve në punë është duke u rritë nga viti në vit, duke shtuar se sektori i ndërtimtarisë prinë me raste më të mëdha për lëndime e vdekje.

“Që nga viti 1999 kanë humbur jetën një numër i konsiderueshme në vendin e punës”, ka thënë ajo.

Sipas saj, masat e ndërmarra nga organet kompetente për punëtorët e sektorit privat kanë rezuktuar të pamjaftueshme.

“Masat e ndërmarra nga organet kompetente kanë rezultuar të pamjaftueshme. Siguria e punëtorëve në vendin e punës mbetet ende shqetësuese. Sipas informatave 61 qytetarë kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës. Ndërsa mbi 500 persona janë lënduar. Vetëm në këtë vit në gjashtë muajt e parë kanë humbur jetën 9 persona”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se Qeveria urgjentisht të merr masa konform kushtetutës për sigurinë në punë.

Të ngjashme