Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës, është koha për të vepruar

14:38 | 25 Prill 2024
R J

Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar Presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani.

Në një postim në platformën“X” Tuppurainen ka shkruar se Evropa do të humbiste një mundësi të madhe nëse Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës.

Tutje, ajo ka theksuar se nuk duhet të ketë parakushte shtesë për anëtarësim.

“Evropa do të humbiste një mundësi të madhe nëse Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës. Bëhet fjalë për të drejtat e njeriut në një shoqëri multietnike dhe bashkëpunim të bazuar në rregulla.

Nuk duhet të ketë parakushte shtesë! Është koha për të vepruar. Takimi i shkëlqyer me presidenten Vjosa Osmani”, ka shkruar Tuppurainen në “X”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme