Deputetja e VV-së, Lushtakut: PDK-ja e ka lënë që 20 vite regjionin e Mitrovicës pa ujë

17:40 | 17 Dhjetor 2021
S D

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, ka kritikuar gjuhën e përdorur nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushataku lidhur me amendamentin për rregullimin e ujësjellësit në Skenderaj.

“Gjuha dhe adresimi i tij është i papranueshëm që del dhe e akuzon Qeverinë Kurti pse nuk ka ujë në regjionin e Mitrovicës. Nuk ka ujë në të regjion për shkak që gjatë këtyre viteve ju keni praktiku politika të tillë që regjionin e Mitrovicës e keni lënë pa ujë. E kemi rastin e ndërtimit të fabrikës së ujit në Vushtrri që 20 vite, pas luftës ende nuk është funksionalizuar dhe nuk është shtrirë rrejti i ujit të ujësjellësit. Ndërtimi i asaj fabrike është bërë pa asnjë kriter”, ka thënë ajo.

Përveç Skenderajt, Ujkani tha se problem me ujë ka edhe në Vushtrri dhe në Mitrovicë.

“Njëjtë ka ndodhur edhe në komunën e Mitrovicës edhe të Skenderajt ku keni qenë ju në udhëheqje dhe asnjëherë nuk keni menduar se si me furnizua të paktën me gjëra esenciale dhe që të pajisen qytetarët e regjionit të Mitrovicës dhe ujë të pijshëm”, ka thënë ajo.

Ndaj kësaj deklarate të deputetes së LVV-së, ka reaguar Lushtaku i PDK-së.

“Së pari duhet me e kuptua se cilat janë kompetencat e një qeverie, një Kuvendi, cilat janë mundësitë e investimit e cilat janë edhe penalizmer që i bëhen një regjioni për shkak të bindjeve politike. Projekti nuk është i ri por ka qenë i planifikuar më herët. Pse për procedura të ndryshme fatkeqësisht nuk është implentu është çështje tjetër, por projekti ka qenë i planifikuar”, ka thënë ai.

Lushtaku tha se është treguar i kujdesur me gjuhën që ka përdorur ndaj deputetëve të VV-së.

“Unë si Mërgim Lushtaku edhe te qytetarët e tjerë por edhe tek vendasit e mirë jam cilësuar se jam i kujdesshëm me gjuhën time, por tash së paku qiky amendament me dha arsye edhe më shumë se me të vërtetë kisha qenë i butë me juve, i qetë me juve sepse ju nuk keni gjuhë të arsyeshme të komunikimit, por keni vetëm arsye se si me ja marrë çdo projekt komunës së Skenderajt, komunave që janë në mbështetje të PDK-së”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme