Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje nga Lista Guxo, Jeta Statovci, ka folur për marrëveshjen e udhërrëfyesit për energjinë e cila u nënshkrua dje në Bruksel nga Kosova e Serbia.
Ajo tha se ndonëse kjo marrëveshje është e vjetër, gjatë procesit ishte implementimi ai që ka çaluar, pasi sipas saj, kompania “Elektrosever” s’ishte në përputhje me legjislacionin e Kosovës, pasi përdorte terminologji e simbole të papërshtatshme për Kosovën, prandaj edhe s’është licencuar.
Tutje, ajo tha se në krahasim me situatën ekzistuese që ka qenë, marrëveshja e nënshkruar dje jep më shumë qartësi në lidhje me hapat që duhet ndjekur
“Pra, përmes kësaj marrëveshjeje kuptojmë disa elemente që janë pozitive, duke marrë edhe nga aspekti politik pasi do të ketë një kontraktim me KOSTT-in që nënkupton edhe përshtatje me tregun dhe rregullat e Kosovës”, është shprehur Statovci në Klan Kosova.
Më tej, Statovci thotë se kompania serbe “Elektrosever” ka aplikuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë veç si furnitor, ndërsa bën të ditur se ka pasur një tentativë që të jetë edhe distributor, por kjo është refuzuar nga ZRrE-ja.
Ajo, gjithashtu tha se nëse kompania serbe blen energji nga Serbia, atëherë kjo do të ndikoj edhe në uljen e çmimit tek të gjithë konsumatorët në vend.
“Pavarësisht se nga ku furnitori blenë energji, në fund e gjitha reflekton në tarifën tonë të përgjithshme. Nëse ajo energji elektrike blihet më lirë, kjo i bie që të gjitha tarifat e konsumatorëve zbriten. Nuk do të ketë tarifa të vecanta. Kjo rregullohet përmes ZRrE-së për shkak se ZRrE e kanë një tarifë që e aplikon për të gjithë klientët”, është shprehur Statovci.
Në fund, marrëveshjen e arritur dje, Statovci thotë se e sheh si të mirë, pasi sipas saj, i jep një zgjidhje të inkasimit, pasi një gjë e tillë s’është bërë që nga paslufta.
“Trajtimi i kësaj çështje e cila na u është bërë shumë problematike viteve të kaluara e pritet të bëhet edhe më problematike këtë vit, mendoj se nëse shkohet në këtë procedurë, jep një zgjidhje e cila çon tek inkasimi apo tek të hyrat për shërbimin”.
“Shohim se ka një shtrirje të autoritetit në katër komunat veriore. Pra, mesatarja e buxhetit që është shpenzuar ndër vite ka qenë prej 11 deri në 15 milionë euro, vitin e kaluar ka qenë shumë më shumë e këtë vit pritet të jetë edhe më shumë, kështu që mendojmë se ka shumë elemente që e stabilizojnë situatën dhe sektorin”, ka thënë Statovci.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...