Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas bastisjeve që po kryejnë zyrtarë të EULEX’it në selinë e kësaj partie dhe banesën e ish-kryetarit Kadri Veseli.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Musliu ka thënë se EULEX’i po vazhdon me provokime edhe sot, derisa ka bërë thirrje për maturi e kujdes.
“Provokimet e EULEX-it po vazhdojnë edhe sot. E neve sot ma shumë se kurr na duhet maturi e kujdes, na duhet unitet e te flasim me një zë si SHTET. Ndali provokimet dhe poshtrimet EULEX sepse historine e popullit tonë martir nuk mund ta ndryshosh!”, ka shkruar Musliu.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...