Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, përmes një postimi në Facebook, tha se aplikimi për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore nga MASHT, siç tha ajo, nuk qenka edhe aq i thjeshtë.
Musliu-Shoshi tutje ka thënë se në aplikim është bërë një shkelje e të drejtave, pasi është e caktuar mosha e fëmijëve nga 6-11 vjeç që të bëhet subvencionimi nga klasa e 1-5-të, përcjell Arbresh.info.
“Aplikimi për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore nga MASHT nuk qenka edhe aq i thjeshte. Sidoqoftë është shkelje e të drejtave të caktosh moshën e fëmiut 6-11 vjec që të bëhet suvencionimi nga klasa e 1-5-të. Është zgjedhje e prindit a e dërgon fëmiun në klasë të parë me 5 apo me 7 vjet.
Kjo qasje e qeverisë na tregon vetëm një të vërtetë, që JETA dhe MIRËQENIA e qytetarit nuk është prioritet. Prioritet është korrupsioni i thellë në çdo fushë, prej grurit,vajit,barnave e deri te librat. Caktone edhe moshën e prindit ndoshta e lehtesoni këtë proces…! Marre! Mjerim! Fundosje”, ka shkruar Musliu-Shoshi./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...