Deputetja e PDK-së: Spanja nuk ka pasur zgjidhje tjetër përveç njohjes së pasaportave të Kosovës

15:31 | 9 Janar 2024
Rreze Sylhasi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi, përmes një postimi në Facebook ka komentuar njohjen e pasaportave të Kosovës nga Spanja.

Ajo ka thënë se ky ka qenë një obligim ligjor i Spanjës dhe se kjo nuk nënkupton se Spanja e ka njohur pavarësinë e Kosovës, shkruan Arbresh.info

“Bazuar në dokumentet si Marrëveshja e Shengenit, konventa e Shengenit, kodi kufitar i Shengenit, Spanja NUK KA pasur asnjë zgjedhje tjetër pos të njeh pasaportën e Kosovës! Mos të harrojmë, njohja e pasaportës nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Musliu – Shoshi.

Ajo gjithashtu iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e harrojnë shkaktarin që ia ka humbur këtë të drejtë shtetit të Kosovës./Arbresh.info/

Postimi i plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme