Google ADS

Deputetja e PDK-së i thotë JO votimit të ‘Demarkacionit’

20:32 | 28 Shkurt 2017
M. A.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë së Drejtësisë, e cila bën pjesë në grupin Parlamentar të PDK-së, Labinotë Demi-Murtezi ka njoftuar se nuk do të votojë marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas saj Kosova dhe Mali i Zi duhet ta rishikojnë me kujdes dhe përgjegjësi më të lartë demarkimin e kufirit../Arbresh.info

Postimi i plotë i deputetes Murtezi:

Të dashur qytetarë,

Pas disa lajmeve të lexuara në portalet tona se votën time për çështjen e demarkacionit do t’ia besoj grupit parlamentar, po jap nje sqarim për ju.

Vota e secilit deputet e ka peshën e vet. Një vendim i rëndësisë së veçantë siç është demarkacioni me Malin e Zi, është përgjegjësi e madhe individuale e jona, karshi votuesve tanë por mbi të gjitha integritetit të vendit tonë. Unë si deputete dhe Partia e Drejtësisë, kemi dënuar aktet e dhunshme në Kuvend dhe sjelljet jodemokratike, ashtu siç në të njëjtën kohë kemi përcjellur me vëmendje të gjitha diskutimet dhe debatin shkencor në Kuvend lidhur me këtë çështje.

Komisioni shtetëror i ngarkuar për këtë çështje, nuk është përgjigjur në disa prej pyetjeve që u janë drejtuar pikërisht nga deputetët, e që kanë qenë pyetje krruciale sa i përket çështjes. Ka pasur shumë vërejtje sa i përket bazës ligjore për procesin e demarkimit, shumë kundërargumente të ofruara nga komisioni profesional, mosrespektimi i procedurave të konsultimit me Kuvendin para se të nënshkruhet, dhe mbi këtë bazë them se kjo formë e demarkacionit nuk duhet të votohet.

Konsideroj se në emër të fqinjësisë së mirë, Kosova dhe Mali i Zi duhet ta rishikojnë me kujdes dhe përgjegjësi më të lartë demarkimin e kufirit tonë të përbashkët.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme